Me anë të një postimi në facebook, skuadra e Partizanit ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin e konfirmuar para disa ditëve, Dalibor Volas. Slloveni është përforcimi kryesor për sulmin e të kuqve, teksa pritet të jetë zëvendësuesi ideal i të larguarit Xhevahir Sukaj. Volas ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme teksa është takuar me presidentin e të kuqve, Gazment Demin.
“Dalibor Volas prezantohet zyrtarisht si përforcimi i radhës i Partizanit . Sulmuesi nga Sllovenia ka mbërritur sot në Tiranë dhe do të jetë pjesë e 15-të Kampionëve për sezonin e ri. 29 vjeçari do të vihet menjëherësi në urdhrat e Trainerit Sormani gjatë stërvitjes së sotme e cila do të zhvillohet në orën 19:00 në kompleksin sportiv “PEPA” në Elbasan. . Volas tashmë është njëkohësisht pjesë e listës së Champions League dhe i gatshëm për përballjen ndaj Ferencvarosh në program të mërkurën në “Elbasan Arena” ora 20:00” shkruhej në njoftimin zyrtar në facebook.
- Postimi i klubit në facebook
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.