Partizani transferon një tjetër lojtar në prag të sfidës së nesërme me Kamzën. Të kuqtë kanë firmosur me sulmuesin koreanoverior So Hyon-Uk. 26-vjeçari do jetë pjesë të kuqve për dy sezone.
Ai e ka eksperiencën më të madhe në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi. Hyon-Uk është futbollist i përfaqësuses së Koresë së Veriut që nga 2014.
Partizani e ka prezantuar futbollistin sot dhe e ka zyrtarizuar lajmin në “Facebook”.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me So Hyon-Uk. Mesfushori koreanoverior ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me Partizanin. 26 vjeçari i cili rregjistron edhe 33 ndeshje me përfaqësuesen e Koresë së Veriut, i bashkohet skuadrës pas një experience në Superligën e Bosnjë dhe Hercegovinës.
#MirëSeVjenNëFamiljenEKuqeSoHyon
Welcome SoHyon!”