David Atanoski është lojtari më i ri i Partizanit. Afrimi i mbrojtësit të majtë është bërë i ditur nga vetë klubi nëpërmjet rrjeteve sociale. Atanoski ka luajtur së fundmi për Shakhter Karagandy në Kazakizstan dhe Makedonija GP në Maqedoninë e Veriut, me të cilën arriti të fitojë dhe kupën.
Kontrata e firmosur është për 1 vit me të drejtë rinovimi dhe 1 tjetër. Lojtari do i bashkohet skuadrës për fazën përgatitore në Slloveni.
Njoftimi i Partizanit:
“ZYRTARE
DAVID ATANOSKI FIRMA E RADHËS
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin David Atanaskoski. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave të fundit te Shakter Karaganti në Kazakistan dhe Makedonija Gjorce Petrov. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me Partizanin një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Slloveni”.