Armend Murrja do të vazhdojë të jetë pjesë e Korabit. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi dibran, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një rinovim dy vjeçar, ku dëshira që ai të vijojë të bëjë mirë është e madhe.
Sulmuesi Murrja shihet si i nevojshëm për të përmbushur objektivat e klubit. Korabi synon ngjitjen në elitë, e për këtë duhet jo vetëm merkato e madhe, por edhe blindim i futbollistëvë cilësorë.
Postimi:
KF Korabi ka arritur marrëveshjen me Armend Murrja. Fantazisti dibran, që për 3 sezonet e fundit ka qënë pjesë e skuadrës së vendlindjes, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Klubin për rinovimin e kontratës për 2 vitet e ardhshme.Murrja luan si sulmues dhe shërbimi i tij është me tepër vlera për objektivat e klubit.Klubi i uron suksese në vijim!