Futbollisti i kombëtares sonë Agon Mehmeti është rikthyer të luajë në kampionatin suedez. Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur për Orebro SK, ekip në nivelin e parë të futbollit në Suedi. Lojtari u shpreh tejet i kënaqur me vendimin e marrë duke theksuar se është rikthyer në shtëpi.
“Është një ndjesi e mirë, kjo është ajo që kërkoja dhe duket si hapi i duhur për karrierën. Unë kam ardhur në një klub që e shoh si familje”, tha Mehmeti për kthimin në Suedi.
Ai ka një karrierë të pasur pasi ka luajtur në Itali, Suedi, Portugali, Turqi dhe Angli. Ekipi i fundit me të cilin u aktivizua ishte Oxford United, me të cilët kishte ndërprerë kontratën që në 30 qershor të vitit të kaluar. Tashmë, Mehmeti do të ketë sërish mundësinë të përjetojë emocionet e futbollit, në Suedinë, që tashmë është shtëpia e tij e dytë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.