Ekipi vlonjat vazhdon të jetë aktiv në këto ditë të fundit të merkatos. Pas zyrtarizimeve të Vatnikaj, Gocaj e Pjeshka, Flamurtari ka arritur akordin dhe me një mbrojtës tjetër, Sebastian Ariel Ibars, i cili vjen nga kampionati argjentinas.
Ibars është aktivizuar më parë me All Boys në Argjentinë dhe Cafetaleros në Meksikë.
Klubi vlonjat lajmëron se shumë shpejtë do të ketë surpriza të tjera.
“Zyrtare!
Mbrojtesi Sebastián Ariel Ibars eshte perforcimi i radhes i Flamurtari Football Club .
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C
Shume shpejt me supriza te tjera”, ka qenë postimi i Flamurtarit në Facebook.