Redon Xhixha mbyll aventurën me Laçin. Sulmuesi 22 vjeçar pas disa sezones me skuadrën kurbinase ka vendosur të largohet dhe një gjë e tillë e bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte folur prej ditësh që Xhixha do të largohej nga Laçi pas mbylljes së kontratës dhe sot lojtari ka falenderuar klubin dhe nuk do të luajë kështu në Kupat e Europës. Sezonin e kaluar, Xhixha luajti në 35 ndeshje duke shënuar 5 gola.
Postimi i Redon Xhixhës:
ventures time tek Laci i erdhi fundi, dua te falenderoj presidentin Pashk Laska qe besoj tek un. Dua te falenderoj cunat e ekipit qe kemi ndare bashke momente gezimi dhe merzitje. Dhe nje falenderim te vecante per tifozat qe na kane mbeshtetur dhe shpresoj ti kemi bere te lumtur me paraqitjet tona. I uroj suksese ekipit Lacit ne vazhdim!!