Idriz Batha do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori Batha ka qënë pika kyçe e kryeqytetasve në sezonin që lamë pas.
Ai e ka treguar gjithmonë ”dashurinë” për Tiranën, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Me interest të madh pritet përformanca e tij në edicionin e ardhshëm futbollistik.
Postimi:
Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Idriz Batha.
Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për sezonin e ri.