Kukësi ka gjetur dakordësinë për të fimosur me Besir Demirin. Lojtari ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në kohën e Panuçit, pa mundur të debutojë me kuqezinjtë dhe më pas ka zgjedhur të veshë fanellën e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut.
26 vjeçari nga Shkupi luan si mbrojtës I majtë, gjithashtu edhe në mefushë. Karriera e Demirit ka nisur te Shkëndija, ndërsa ka luajtur me Maripuol në Ukrainë dhe Zilinan në Sllovaki. Për të shuar dyshimet është kujdesur Nderim Nexhipi, me drejtorin e Kukësit që I ka uruar mirëseardhjen lojtarit.