Sebino Plaku është zyrtarisht lojtari më i ri i Llapit. Ish-kapiteni i Kamzës është prezantuar ditën e sotme nga ana e klubit kosovarë. Pas disa muajsh pushim pas rrëzimit të Kamzës nga Kategoria, Plaku do të rikthehet të luaj në kampionatin Kosovarë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit.
ZYRTARE: Sebino Plaku përforcon sulmin e Llapit, firmos kontratë 1 vjeçare me klubin
Podujevë, 15 qershor 2019 – Llapi ka arritur të siguroj shërbimet e njërit ndër sulmuesit më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare, Sebino Plaku do jetë risia e radhës në klubin tonë për edicionin e ri 2019/20. Sebino ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.
Sebino Plaku, 34 vjeç, i lindur më 20.05.1985 në Tiranë. Pozita e tij që luan është qendërsulmues. Pozitat tjera ku mund të luaj Sebino janë edhe sulmues i dytë apo edhe sulmues i krahut të majtë. Ka një karrierë shumë të ndritshme. Ai ka luajtur për shumë skuadra në Shqipëri dhe disa të tjera edhe jashtë vendit. Së pari Sebino ka luajtur për Partizanin e Shqipërisë. Ai ka pasur paraqitje shumë të mira tek Apolonia e Fierit ku ka realizuar 21 gola, tek Dinamo Tiranë(27 gola), Skënderbeu (13 gola), Kamza(13 gola) etj.