Erdhi te Milani si një talent i madh, por nuk funksionoi. Jens Peter Hauge u tranferua nga skuadra e Molde te Milan, pas paraqitjeve fantastike që bëri me ekipin norvegjez. Por në kampin milanist, nuk arriti të bindë.
Milani e çoi në huazim te skuadra e Eintracht Frankfurt sulmuesin norvegjez. Pikërisht te skuadra gjermane, Hauge ka arritur të bindë drejtuesit që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.
Hauge arriti të fitojë UEFA Europa League këtë sezon me Eintracht Frankfurt dhe Milani e ka uruar: “Jemi shumë të lumtur që Hauge fitoi këtë kompeticion madhor dhe i urojmë fat në të ardhmen e tij”.
Official Statement: Jens Petter Hauge ➡ https://t.co/gb3HSkfkXU
— AC Milan (@acmilan) May 28, 2022
Comunicato Ufficiale: Jens Petter Hauge ➡ https://t.co/tmyKxGJuSM#SempreMilan pic.twitter.com/mvpSEcZFBG