Erlis Frashëri u largua nga Drenica në fund të sezonit. Mbrojtësi i njohur korçar ka bërë prapaktehu dhe ditën e sotme ka vendosur të rinovojë kontratën me skuadrën e Superligës së Kosovës. Siç duket, 33-vjeçari është bindur nga oferta e Drenicës edhe pse kërkohej nga ekipe të tjera në merkato.
Njoftimi është bërë nga vetë klubi kosovar përmes një postimi në faqen zyrtare teksa bëjnë me dije se kanë rinovuar me Hamiti, Frashëri, Tahiri dhe Jashari rinovojnë kontratat me klubin.
Frashëri në të kaluarën ka luajtur me Skënderbeun, Teutën, Besën, Partizanin, Korabin, Luftëtarin, Kamzën, Korabin, por edhe në Kosovë më Gjilanin dhe së fundmi Drenicën ku do të vijojë karrierën.
Njoftimi i Drenicës:
Hamiti, Frashëri, Tahiri dhe Jashari rinovojnë kontratat me klubin.
Skenderaj – 14/07/2021
Klubi i futbollit ‘Drenica’ me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Drenicës, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjet me mesfushorët, Genc Hamiti e Granit Jashari, mbrojtësin e krahut, Erlis Frashërin, si dhe sulmuesin e krahut, Hysen Tahiri.
Marrëveshjet janë arritur për 1 vit, me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.
Futbollistët në praninë e Drejtorit Sportiv, Besim Bajraktari dhe krye trajnerit, Tahir Lushtaku, janë prezentuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i janë bashkuar ekipit në stërvitje.
Klubi edhe gjatë ditëve në vijim, do të zyrtarizojë edhe futbollistë tjerë , që do të ‘djersitin’ fanellën kuq e zi në edicionin e ri 2021/2022.