Flamurtari jep shënja jeta, dhe sëfundmi pas zyrtarizimit të trajnerit vlonjat Gerd Haxhiu dhe lojtarit Bajraktarevic, ka zyrtarizuar ditën e sotme sulmuesin e ri për kampin kuqezi. Stafi drejtues ka zgjedhur për sulmin, një vlonjat dhe bëhet fjalë për Ardit Hoxhaj.
Sulmuesi vlonjat i klasit 94′, ka bërë lëvizjen “surprizë” në këtë merkato duke ditur që vetëm disa javë më parë u shfaq në stërvitje me skuadrën gjirokastrite të Luftëtarit. Megjithatë Hoxhaj, deklaroi, se për shkak të disa probleme familjare, i duhej ta linte skuadrën gjirokastrite dhe të kthehej në Vlorë pranë familjes. Mesa duket Hoxhaj, ka zgjedhur që mos të rri “vetëm” më familjen e tij në Vlorë por të vazhdoj dhe karrierën me skuadrën e Flamurtarit. Kujtojmë që Hoxhaj ka luajtur më parë me Flamurtarin si dhe Skënderbeun, Luftëtarin dhe një aventur tek ekipi Kosovar i Ferizajt.
Flamurtari në këtë mënyrë ka bërë lëvizjen e rradhës në merkato, me një buxhet të “tkurrur” dhe me të ardhura të pakta, stafi drejtues po mundohet që të krijoi një skuadër “simpatike”, duke afruar pranë skuadrës lojtar vendas. Skuadra vlonjate pritet që këtë javë të zbresi në fushë për të filluar fazën përgatitore për sezonin e ri që fillon në 24 gusht.