Klubi i Luzit ka zyrtarizuar dy afrimet e radhës në këtë merkato dimrit. Bëhet fjalë për Viktor Memën dhe Xhuljan Turhanin, të cilët kanë arritur marrëveshjen me ekipin kavajas për të qenë pjesë e tyre në gjysmën e dytë të sezonit. Mema vjen nga skuadra e Elbasanit dhe luan si mbrojtës.
Është prodhim i Akademisë së Partizanit dhe vjet ka luajtur me skuadrën B. Ndërsa Turhani ka një CV të pasur në kategoritë inferiore. Qendërmbrojtësi ka luajtur me Korabin, Dinamon, Turbinën dhe Vorën. Pas zyrtarizimit të trajnerit Oltijon Kërnaja në krye të skuadrës së Luzit, drejtuesit kavajas po punojnë intensivisht në merkato për të pasuaruar organikën aty ku ka nevojë tekniku tropojan.