Lushnja ka nisur nga puna për afrimet e reja në merkato. Pas shumë largimesh, skuadra lagunare ka firmosur sot me një mbrojtës nigerian që luan në krahun e djathtë. Bëhet fjalë për Boni Elat Frank Valeri, që e mbylli sezonin te Kastrioti e tani nisë një tjetër aventurë në Kategorinë e Parë.
Nigeriani mund të luajë gjithashtu edhe si mesfushor krahu e sot është prezantuar nga Lushnja. Mbetet për t’u parë sesa do të përshtatet me skuadrën e Gjylës pasi me Kastrotin, Boni Elat Frank Valeri nuk ka pasur shumë hapësira.