Erzeni e nisur vitin me dy afrime në merkato. Skuadra shijakase në faqen zyrtare ka bërë me dije se mesfushori Mateus Levendi dhe sulmuesi Gëzim Hyska janë goditje e para për merkaton e janarit.
Levendi në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Besës, ndërsa Hyska ishte pjesë e Burrelit. Lojtarët kanë gjetur akordin me Erzenin dhe shumë shpejt do të dalin në stërvitje me skuadrën. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi në faqen zyrtare.