Tashmë është zyrtare. Neymar nuk do të luajë në 3 ndeshjet e para të Champions League për në sezonin e ardhshëm futbollistik. UEFA ka dhënë përgjigjen përfundimtare për brazilianin, pas apelit që ishte bërë nga klubi i PSG.
Anësori së fundmi duket se nuk ka aspak raport të mirë edhe me drejtuesit e klubit francez dhe ka kërkuar që të rikthehet përsëri tek Barcelona. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por e sigurt është që Neymar nuk do të jetë në fushën e lojës për 3 ndeshjet e para të Champions League.