Të mërkurën në mbrëmje do të luhet një ndeshjet e Champions League. PSG pret në shtëpi Real Madridin.
Parizienët nuk do të kenë të gatshëm Cavanin dhe Mbappenë, të cilët janë të dëmtuar. Mirëpo, për këtë 90 minutësh nuk do të jetë i gatshëm as Neymar JR, sepse braziliani është i pezulluar që nga sezoni i kaluar, kur ofendoi arbitrin në ndeshjen ndaj Manchester United, ku kampionët e Francës u eleminuan në shtëpi, pasi u mundën me rezultatin 1-3.
Mbetet për t’u parë si do të “arnohet” formacioni nga trajneri Thomas Tuchel, i cili për këtë duel nuk do të ketë të gatshëm “yjet” e skuadrës së tij.