Partizani do e luajë në stadiumin “Air Albania” takimin e dytë me Saburtalon e Gjeorgjisë, në kuadër të Conference League. Ndeshja luhet më 14 korrik në orën 20:00.
Është vetë klubi i kuq që ka bërë të ditur gjithçka nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi më parë ishte në program stadiumi “Elbasan Arena”. Shkak ishte bërë mbjellja e barit në stadiumin Kombëtar, e cila mesa duket është shtyrë për një datë tjetër.
“Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani – Saburtalo e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Impjanti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten datë 14 korrik ora 20:00″, shkruan Partizani.