Ekipi i Superligës së Kosovës, FC Drita është pa trajner. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, i cili ka dhënë këtë lajm nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook. Skuadra Kosovare ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Milaim Zuzaku.
Njoftim i plotë i klubit:
“Deklaratë publike:
FC Drita njofton opinionin futbollëdashës se kryesia e klubit pas një takimi të përbashkët me trajnerin Milaim Zuzaku, janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit. Trajnerit Milaim Zuzaku i urojmë suksese në karrierën e tij dhe e falënderojmë për punën në klub gjatë kësaj periudhe.
Me respekt,
FC Drita”