Mbrojtësi i talentuar i Vllaznisë Antonio Marku, i ka dhënë lamtumirën ditën e sotme Vllaznisë, për të cilën ka bërë një postim në rrjetin e tij të Facebook.
Ashtu siç u raportuar disa ditë më parë nga Newsport.al, se Marku dhe Vllaznia ishin në prag të divorcit, ditën e sotme është konfirmuar çdo gjë, por mbetet akoma enigmë, arsyeja e largimit të futbollistit.
“Dashnin per ekipin e qytetit tem nuk e kam tregu me fjale..por me vepra dhe ne tvertete. E per kyt ndihem taman i lumtun dhe nji krenar i perulun.Kto vite jane nzemren teme. Jena gzu bashke jena hidheru bashke jena tradhetu bashke kena kja prej merzis bashke e kena kja prej gzimit bashke.Faleminders per tan kto vite Vllazni..tjesh e sigurt qe jam nder ata qe stkam tradhetu kurre..as ne mendime.Kto perjetime e sfida mkan rrit e forcu karakterin e mkan afru ma shum me Zotin.Faleminders prej gjithkujt per ndihmen respektin e vleresimin. Jeni pjese e jetes teme.Tshkoft mar Vllazni..pacsh afer vedit njerez qe tdojne per at ca Ti je..e jo per at ca munden me marr prej tejet”, ka shkruar Marku në rrjetin e tij të Facebook, duke dhënë kështu një lamtumirë mes lotësh me ekipin e Vllaznisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.