Ferencvaros bëhet me trajner të ri. Skuadra hungareze shkarkoi pak ditë më parë Peter Stoger, ndërsa tani ka emëruar në stol, Stanislav Cherchesov.
58-vjeçari rus drejtoi Kombëtaren e Rusisë në EURO 2020 dhe më pas u largua, ndërsa tani ka firmosur me Ferencvaros në kampionatin hungarez.
Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra hungareze përmes një postimi në rrjetet sociale teksa bëjnë me dije firmën me Cherchesov. Tashmë, Uzuni do të drejtohet nga një tjetër trajner i njohur dhe Cherchesov do të nisë menjëherë nga puna për të arritur objektivat me Ferencvaros.