Eduart Rroca është larguar zyrtarisht nga Kukësi. Mesfushori luajti ditën e djeshme sfidën e fundit me fanelën verilindore në humbje 0-4 ndaj Wolfsburg e vlefshme për Europa League dhe sot është larguar drejt Turqisë. 27-vjeçari është bashkuar me Istanbulspor që militon në ligën e parë të kampionatit turk.
Rroca ka mbërritur te klubi i ri duke firmosur kontratën dhe është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës turke. Kjo është aventura e tij e parë jashtë Shqipërisë pasi në të kaluarën ka luajtur vetëm për ekipet shqiptare. Gjithashtu Rroca në profilin zyrtar ka shkruajtur edhe një mesazh lamturime për Kukësin duke i falenderuar të gjithë në klub.
Postimi i Rrocës:
Momente te tilla jan gjithmone te veshtira por duhet te gjesh menyren e duhur per tu shprehur. Nga dita e sotme eshte mbyllur aventura ime me @fkkukesialbania per nje eksperience me te mire ne aspektin personal. Ne kte moment kam vetem falenderime per te gjithe , per tifozet tane qe na kan mbeshtetur kudo edhe pse nuk kemi luajtur ne shtepine tone, falenderime per gjithe stafet teknike qe kam punuar kto 1 vit e gjysme per te gjithe shoket qe kam pas ne ekip dhe per te gjithe pjesetaret e klubit ne vecanti per presidentin Safet Gjicin per mirekuptimin. Faleminderit te gjitheve dhe ju uroj vetem sukseseMe respekt Eduart Rroca