David de Gea do të mbetet tek Manchester United. Portieri ka rinovuar kontratën me 20 herë kampionët e Anglisë edhe për 4 sezonet e ardhshme, pra deri në vitin 2023, raporon klubi anglez.
Në fakt, prej kohësh mendohej një largim I mundshëm I tij, sepse palët ende nuk kishin rënë plotësisht dakord për të vazhduar për më tej marrëveshjen, por si përfundim spanjolli do vazhdojë të jetë numri një I portës në “Old Trafford”.