Tashmë është zyrtare, Tomislav Bushiç është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Lajmin e konfirmon vetë klubi durrsak me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë që për rreth 2 sezone e gjysmë, kroati ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit në Vlorë, ku ka arritur të shënojë shumë gola të rëndësishëm për klubin vlonjat. Megjithatë, shtatlarti, tashmë ka nisur një aventurë të re.
“Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Tomislav Busiç është përforcimi i dytë zyrtar për skuadrën durrsake. Sulmesi 32-vjeçar në sezonin e fundit ka qënë pjesë e Flamurtarit”.