Kilian Mbappe është emri më i përfolur për t’u larguar nga PSG-ja. Sulmuesi francez ditën e djeshme deklaroi se dëshironte të merrte më shumë përgjegjësi ose në të kundërtë do të provonte një aventurë të re. Lidhur më këtë deklarat ditën e sotme ka reaguar dhe klubi francez. Më anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, PSG-ja largon çdo dyshim duke konfirmuar se Mbappe nuk lëvis nga Franca.
“Lidhje shumë të forta bashkojnë PSG-së dhe Kilian Mbappe prej dy sezonesh dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe për sezonin e ri. Ambicia jonë e përbashkët është që të shkruajmë historinë në 50 vjetorin e krijimit të PSG-së. Një moment për të shkruajtur një faqe në histonë e klubit tonë ku çdo kush do jap pjesën e tij, duke i dhënë gjithmonë vlera kolektivit”.