Tashmë nuk ka më dyshime, Genaro Gattuso është trajneri më i ri i Napolit. Mbrëmjen e djeshme klubi italian bëri me dije largimin e Ançelottit, ndërsa pak minuta më parë në faqen zyrtare Napoli zyrtarizon Gattuson.
Tashmë për ish-trajnerin e Milanit fillon një etap e re pasi drejtoi kuqezinjtë sezonin e kaluar do të provojë të ngrejë Napolin që në kampionat nuk fitoren prej shumë ndeshjesh. Presidenti De Laurentis i ka besuar atij stolin e skuadrës deri në fund të sezonit dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë ecuria e tij.