Sulmuesi I talentuar nga Kavaja, Tedi CARA I është bashkuar Kampionëve në fuqi të Shqipërisë, pasi ka firmosur një kontratë 5 vjeçare. Pas një sezoni të shkëlqyer me ekipin e Besës, ku 19-vjeçari ka shënuar 8 gola, tashmë Cara ka marr besimin e Partizanit për të vazhduar karrierën.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i të kuqve të cilët me anë të një njoftimi ka bërë zyrtare transferimin e ri ku ka shpjeguar dhe detajet. Tedi Cara shihet si një nga talentët më premtues për të ardhmen, ku ka spikatur edhe me Kombëtaret e moshave.