Flamurtari ka zyrtarizuar afrimet me të reja në ekip. Fillimsisht, bëhet fjalë për Carlos Henrique Ramos, i cili mund të bëjë dy role: mesfushor dhe sulmues .I dyti është Souza de Oliviera, i datëlindjes 1994. Në repartin e avancuar goditja quhet Jesus Costa.
Ai në vitin 2017 ka qënë pjesë e Sao Paolos. Futbollisti i katërt është Lucas Ramos De Olivera, që ka luajtur me Apollon Larissën. Ka qënë vetë klubi vlonjat që ka konfirmuar blerjet. Flamurtari ishte dënuar më parë nga FIFA për shkak të borxheve të prapambetura. Synimi për pjesën e mbetur të sezonit janë paraqitjet pozitive dhe mbyllja me kokën lart e një kampionati jo të mirë.