Ish-lojtari i Partizanit Bunjamin Shabani është larguar nga skuadra armene të Shirak. Mesfushori mbylli sot kontratën me klubin duke ikur pas një sezoni.
Në 24 ndeshje të kampionatit, 28-vjeçari realizoi vetëm një gol. Ai luajti bashkë me një tjetër ish-futbollist të të kuqve Fatjon Jusufin, i cili qëndroi vetëm një muaj duke u larguar para fitores së titullit të 16-ë kampion.
Shabani erdhi në Shqipëri nëpërmjet trajnerit Shpëtim Duro në vitin 2014. Ai u aktivizua në 18 ndeshje kampionati.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.