Komiteti Ekzukutiv është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur që Kategoria e Parë do të startojë më datë 14 shtator. Dinamo është përfshirë në Grupi A dhe skuadra do të nis përgatitje më datë 22 korrik. Me anë një njoftimin në faqen zyrtare klubi ka publikuar startin e stërvitjeve për sezonin e ri.
Postimi i Dinamos:
Zyrtare / Dinamo e sezonit të ri nis përgatitjet më 22 Korrik.
Duke pare datën e vonë të nisjes së kampionatit, stafi teknik dhe drejtuesit Blu, kanë caktuar të Hënën e 22 Korrikut si datë ku blutë do të zbresin në fushë për stërvitjen e parë të sezonit që nis në mesin e muajit Shtator.