Mentor Mazrekaj u përfol shumë për një kalim të mundshëm te Kukësi gjatë ditëve të fundit të merkatos, por më pas kjo lëvizje u zëvendësua me zërat që e shihnin atë te Flamurtari i Kosovës.
Por mesa duket as kjo nuk ka ndodhur, me ish-lojtarin e Partizanit që tashmë ka firmosur përfundimisht me Ferizaj në kampionatin kosovar. Lajmi është zyrtarizuar edhe në faqen zyrtare të klubit në Facebook, me Mazrekaj që ngelet kështu në vendlindje.