Marseille ka nisur të bëjë përforcimet e nevojshme në radhët e saj teksa ka afruar në formë huazimi me opsion blerje mesfushorin e Atalantas, Ruslan Malinovskyi. Lojtari ukrainas pas 3 vite e gjysëm në radhët e bergamaskëve do të nis aventurën e re me ekipin francez.
Marseille po kalon një formë të shkëlqyer në kampionat duke arkivuar plot 4 fitore radhazi në 5 takime pa humbje. Aktualisht mban vendin e tretë në renditje dhe synimet janë të mëdha për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ukrainas pritet që të rrisë ndjeshëm kualitetin në ekip.
FOTO:
est Olympien ⚪️
Le milieu ukrainien rejoint le club en prêt avec option d’achat
Bienvenue à ! #RuslanEstOlympien pic.twitter.com/rDx6DAxB6p
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) January 9, 2023