Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me portierin e tyre të tretë, Scott Carson. Palët nënshkruan një marrëveshje deri në vitin 2024. Portieri 37-vjeçar është pjesë e skuadrës e Manchesterit që prej vitit 2019. Tashmë gardiani do të gjejë vend edhe për një vit në dhomat e zhveshjes me skuadrën e Pep Guardiolës.
Ka qenë vetë klubi i Cityt që ka bërë të ditur zgjatjen e kontratës me anglezin. Nëpërmjet një postimi në tëitter ata shkruajnë: Scott Carson ka nënshkruar vazhdim e kontratës për një vit, duke e mbajtur atë në City deri në verën e vitit 2024.
Postimi i Mancheser Cityt:
.@SCarsonOfficial has signed a one-year contract extension, keeping him at City until the summer of 2024!
— Manchester City (@ManCity) May 26, 2023