Sergio Busquets do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjen e parë ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori është i pezulluar pas ndëshkimit me karton të verdhë në duelin ndaj Paris Saint-Germain në Camp Nou, shkruan “Mundo Deportivo”.
Busquets u ndëshkua pas protestës ndaj një ndërhyrje të ashpër nga Marco Verratti ndaj Andres Iniestas.