Astrit Fazliu është larguar nga skuadra e Dritës. Klubi kosovar ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me 34-vjeçarin përmes një njoftimi në kanalin zyrtar.
Ai firmosi te gjilanasit në vitin 2020 ku luajti në 122 ndeshje. Arriti të shënonte 21 gola dhe dha 23 asiste. Në njoftimin e bërë për mediet, Fazliu bënte me dije:
“Faleminderit dhe suksese, ASTRIT FAZLIU
Ndeshja e finalës së Kupës ishte e fundit në fanellën e DRITËS për Astrit Fazliun. Astriti me FC DRITA zhvilloi 122 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste.
Astriti ishte një nga futbollistët tanë të dalluar, duke dhënë kontribut në ndeshje kampionale, të Kupës dhe në garat evropiane. FC DRITA i dëshiron shendet dhe suksese në vazhdimësi në karrierë”.
Kujtojmë që Fazliu ka luajtur edhe në Shqipëri, teksa është aktivizuar me skuadrën e Partizanit në kampionatin shqiptar.