Çekia u eleminua në çerekfinale të EURO 2020, pasi u mund 1-2 nga Danimarka. Kjo ishte ndeshja e fundit e çekut, Vladimir Darida, me fanellën e kësaj Kombëtarje, pasi ai ka njoftuar tërheqjen. 30 vjeçari Darida e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim, pasi shumë vitesh pjesë e kësaj skuadre.
Futbollisti i Herthës së Berlinit ka luajtur çdo ndeshje këtë komepticion, edhe pse jo të gjitha si titullar. CV është e pasur, pasi më parë ka qënë pjesë e Freiburg, Plzen, apo edhe Sokolov.Në sezonin që lamë pas, me Herthën, ka shënuar edhe një gol. Tanimë është koha për lamtumirën me Kombëtaren!