Goodber Cooper është lojtari më i ri i Makedonija GP në elitën e futbollit maqedonas. Lajmi i zyrtarizimit ka ardhur nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ish futbollisti i Kukësit ka arritur marrëveshje me këtë ekip dhe tashmë do të vendoset në dispozicon të skuadrës.
24 vjeçari luajti 2 sezone te Kukësi, teksa në të parin realizoi 3 gola në 5 ndeshje. Edicioni i dytë ishte për t’u harruar, pasi nuk u shënua asnjë gol në 7 paraqitje. Cooper ka qënë më parë pjesë e Schaffhausen, skuadër kjo që luan në Challenge League në Zvicër. Kalimi te Makedonija GP bën që të ai të provojë për herë të parë eksperiencën në Maqedoni.