Zinedine Zidane vazhdon të ketë probleme me mbrojtjen.
Mungesave në këtë repart iu është bashkuar edhe Nacho.
Ai është dënuar me një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për shkak të një ndërhyrje në takimin ndaj Sevillas.
Në këtë mënyrë, Nacho do të mungojë në sfidën ndaj Celta Vigos, që zhvillohet nesër.