Naser Aliji nuk do të vijojë më të luajë në Rumani. Lajmi është bërë i ditur nga vetë lojtari i cili ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Dinamos së Bukureshtit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkruante: “Përshëndetje tifozë të Dinamos! Dua t’iu informoj ju se sot kam përfunduar marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit. Është më mirë për mua të shkoj në një destinacion të ri. Por, dua të falënderoj të gjithë pjesëtarët e skuadrës për mbështetjen e tyre. Ju uroj më të mirat”, ka përfunduar mëngjërashi i kuqezinjve.
Mediet rumune bëjnë me dije se vetë klubi ka dashur t’ia zgjasë kontratën, mirëpo ka qenë dëshira e Alijit për t’i dhënë këtu fund aventurës.