Llapi ka zyrtarizuar nënshkrimin për 3 vitet e ardhshme me malazezin Igor Vukcevic. 22- vjeçari është bërë sot pjesë e skuadrës në Ohër. Kujtojmë se Llapi po zhvillon fazën përgatitore, në prag të ndeshjes së turit parë të Conference League(7 dhe 14 korrik).
Klubi shqiptar në Kosovë do luajë kundër Buducnost Podgorica. Afrimi i Igor Vukcevic mund të konsiderohet i zgjuar, pasi sulmuesi ka luajtur më parë për klubin malazez. Gjithashtu sezonin e fundit në ligën e dytë pati sezon mjaft të mirë me Kom Podgoricën, ku shënoi 17 gola gjatë kampionatit.
“Mirësevjen Igor Vukcevic!
Sulmuesi 22 vjeç përforcon Llapin
Igor Vukcevic, sulmues i qendrës, i lindur më 07.11.1999 ka përforcuar sulmin e skuadrës sonë.
Vukcevic së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Karrierën Vukcevic e ka filluar tek skuadra e Buducnost Podgorica, kurse ka mbrojtur ngjyrat edhe të OFK Petrovac.
Sulmuesi shtatlartë është bashkuar sot me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme”, shkruan Llapi në rrjetet sociale.