Pas Rafa Benitez, një tjetër teknik spanjoll merr drejtimin e një skuadre të Superligës kineze. Bëhet fjalë për Luis Garcia Plaza, i cili ka zyrtarizuar marrëveshjen me Beijing Renhe.
“Shumë i lumtur dhe i ngazëllyer me këtë sfidë të re. Nuk do të jetë e lehtë, por e njoh këtë klub të madh dhe tifozët e tij dhe e di që mund të arrijmë larg bashkë”-komentoi Luis Garcia lajmin e zyrtarizimit.
Gjatë karrierës së tij, 46 vjeçari ka drejtuar skuadra si Elche, Levante dhe Getafe, teksa qëndroi pa skuadër prej pothuajse 6 muajsh, pas largimit nga stoli i Villarreal në janar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.