Federata Angleze e Futbollit ka miratuar sot që do të lejohet edhe zëvendësimi i katërt në futboll. Kjo risi do të provohet duke filluar nga sezoni i ardhshëm në FA Cup. Vetë shefi ekzekutiv i FA Cup, Martin Glenn u shpreh i kënaqur që tashmë po provojnë një risi të re në futboll. Sipas tij kjo bëhet në mënyrë që të shtohet më shumë interesi i futbolldashësve.
“FA Cup-i është i njohur për historinë dhe traditën e vet të madhe, por është e rëndësishme që FA-ja të vazhdojë të kërkojë për mënyra se si të shtojë dramën dhe spektaklin në një kompeticion të dashur për miliona njerëz kudo në botë. Tani që Kupa po përshtat një sistem me eliminim direkt nga çerekfinalet e më tej, lejimi i një zëvendësimi të katërt do të sjellë më tepër intrigë dhe interes”, tha shefi ekzekutiv i FA Cup.