Basketbollistja e mirënjohur kosovare, Zerina Shatri, është larguar nga klubi bardheblu KB Prishtina për ta vazhduar karrierën në SHBA në skuadrën universitare “Our Lady of the Lake University (OLLU).
Lajmi është konfirmuar nga faqja e klubit kryeqytetas.
“Faleminderit Zerinë !
Sot edhe zyrtarisht Zerina Shatri “ndahet” me KBF.Prishtina
Zerina Shatri pas 9 viteve ku ishte pjesë e Klubit të Basketbollit të Femrave “Prishtina”, largohet për ta vazhduar karrierën e saj ne San Antonio të SHBA-ve , në universitetin “Our Lady of the Lake University (OLLU) ëomen’s basketball”.
Zerina Shatri për këto 9 vite u shpall 4 herë kampione , dhe fitoi dy kupa të Kosovës.
KBF.Prishtina falenderon Zerina Shatrin për kontributin e dhëne për këto vite dhe i dëshiron suksese në jetë dhe karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit.