Emanuel Mensah nuk do të jetë më lojtari i Partizanit. Pas lënies jashtë nga trajneri Lerda duket se palët kanë gjetur marrëveshjen për largimin e tij nga skuadra. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare.
ZYRTARE
Klubi i Futbollit Partizani falënderon Emmanuel Mensah për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Sulmuesi nga Gana i cili ishte pjesë e suksesit të fitimit të titullit kampion, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë duke gjetur edhe mirëkuptimin me drejtuesit e klubit. Nëpërmjet kanalit zyrtar, sulmuesi 25 vjeçar falenderon klubin duke i uruar suksese në sezonin e ri, si dhe tifozerinë e Partizanit, e cila do të mbetet pjesë e paharruar në eksperiencën e tij 1 vjeçare duke u shpallur kampion i Shqipërisë.
Njëkohësisht klubi dëshiron të falënderoj Emmanuel Mensah, duke i uruar shumë suksese në karrierën e tij sportive.