Valdrin Musta vendosi të largohej nga Kombëtarja e moshave të Shqipërisë për t’u bashkuar me Kosovën. Sulmuesi zhvilloi 6 ndeshje me Shpresat U-21, por më pas u largua për të luajtur me U21 e Kosovës ku ka zhvilluar 3 ndeshje deri më tani.
Ditën e djeshme Mustafa ka firmosur me klubin e ri duke u larguar nga Hannover II. 22-vjeçari firmosi me RW Koblenz, skuadër që militon në ligën e 4-të gjermane. Prezantimi nga ekipi gjerman është bërë ditën e djeshme dhe Mustafa shihet si një afrim cilësor në këtë skuadër. Liga e 4-të ka dy javë që ka filluar sezonin e ri dhe RW Koblenz ka arritur të marrë një barazim dhe një humbje.
https://www.instagram.com/p/CE75dlZICGr/?utm_source=ig_web_copy_link