Kukësi ka arritur të bëjë një goditje të fundit në merkato duke firmosur me një lojtar franko-algjerian. Bëhet fjalë për Çafik Triguxha, i cili luan si mesfushor ose sulmues i dytë.
Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të klubit verilindor, me 26-vjeçarin algjerian por të lindur në Francë që bëhet kështu përforcimi i rradhës për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu. Ai së fundmi ishte pjesë e Alki në Qipro, ndërkohë që me Kukësin ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.
Njoftimi i plotë i klubit të Kukësit:
I bashkohet dhe një tjetër mesfushor FK Kukësit!
Chafik Tigroudja luan si mesfushor qëndre me tipare ofensive, por mund të luajë edhe si sulmues i dytë. 26 vjeçari algjerian me pasaporte franceze ka firmosur një kontratë dy vjeçare me FK Kukësin. Fillimet e tija kanë qënë në Niort në Francë, ndersa së fundmi ka qënë pjesë e kampionatit qipriot te Alki.
Welcome Chafik Tigroudja!