Pas largimive të shumta nga skuadra, te Kukësi janë zgjuar dhe kanë bërë dy goditjet e para. Portieri Ilir Avdyli dhe Emiliano Musta janë dy afrimet e para të skuadrës verlindore. Ishte folur prej ditësh për marrëveshjen mes palëve, por ditën e sotme ka ardhur dhe zyrtarizimi nga ana e klubit. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Kukësi konfirmon lajmin se skuadra ka arritur marrëveshjen me dy lojtarët, Avdylin dhe Mustën.
Njoftim i Klubit!
F.K. Kukësi njofton arritjen e marrëveshjeve me futbollistët Ilir Avdyli dhe Emiljano Musta.
Dy futbollistët kanë firmosur me klubin tonë kontratë 1 vjeçare.
Portieri Avdyli vjen nga skuadra e Kamzës ndërsa mesfushori Musta nga ajo e Flamurtarit.
Dy lojtarët janë afrimet e para të skuadrës sonë, ndërkohë që prezantimi i tyre do të bëhet shumë shpejt në ambientet e Klubit tonë.
Faleminderit!