Neymar JR është dënuar me 3 ndeshje në garat europiane nga UEFA. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e ndeshjes së kthimit mes PSG-së dhe Manchester United (1-3), ku për anglezët u dha një penallti me VAR në fundin e takimit, që u kthyer në gol nga Rashford dhe United u kualifikua në çerekfinale.
Neymar nuk i ka kursyer kritikat ndaj arbitrit në rrjetet sociale, mirëpo në fund e ka pësuar vetë braziliani.