Adnan Januzaj nuk do të luajë për Kosovën.
Në një intervistë për median belge, “Het Laatste Nieuws”, sulmuesi i talentuar është shprehur se do japë maksimumin që të grumbullohet sërish me kombëtaren e Belgjikës.
“Nuk e mohoj se synoj të luaj sërish me Belgjikën në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’. Dua të jap maksimumin që të largoj kritikat e fundit që kanë ardhur për mua. Megjithatë, njerëzit harrojnë se jam ende 21-vjeç”, u shpreh Januzaj, i cili në asnjë moment nuk e përmendi mundësinë që mund të luajë për Kosovën, çka do të thotë se, kjo “pistë” për ish-lojtarin e Mançester Junajtid është e mbyllur përgjithmonë.